Ravenna bën “bingo” me 45-minutëshin e Ronaldinhos në fushë. Zbulohet sa fitoi klubi i Serie C
Rikthimi i Ronaldinhos në fushë pas 11 vitesh, i ka sjellë fat Ravenna-s dhe mbi të gjitha të ardhura të konsiderueshme, sidomos nga shitja e biletave. Ndeshja kundër Forli-t, në divizionin e tretë të futbollit italian, u shndërrua në një ngjarje globale që u transmetua drejtpërdrejt në shumë vende të ndryshme, një rast krejtësisht i pazakontë për një klub që luan në Serie C. Stadiumi “Benelli” u zgjerua posaçërisht për këtë ngjarje, duke shtuar një tribunë të re të përkohshme, e cila u quajt “Tribuna R10” për nder të legjendës braziliane. Për këtë rast të veçantë, çmimet e biletave u rritën: ato shkuan deri në 150 euro për zonën VIP, ndërsa për abonuesit e zakonshëm fillonin nga 15 euro, kurse për fëmijët nën moshën 14...
Burimi:
telesport.al