’Nëno, dua bukë‘

’Nëno, dua bukë‘

Poezi nga Nonda Bulka Nëno!…-Bir!-Dua bukë!Mëma hesht.-Nëno!-Bir!-Ngriva!Mëma psherëtin.-Nëno!-Bir!-Më dhemb koka!Mëma s’përgjigjet. S’ka bukë, s’ka zjarr, s’ka të holla për doktor. Dhe djali psherëtin. Mëma s’përgjigjet. Psherëtin edhe ajo ngadalë. Djali nuk i dëgjon psherëtimat e mëmës. Mëma dëgjon tik-taket e zemrës së të birit. Një grua plakë e rreckosur, me fytyrën rrudha-rrudha, rri mbi kokën e një djali dhe vështron me sy të zgurdulluar. S’guxon të qajë; ka frikë mos ta zgjojë djalin që porsa filloi të flejë. Rri dhe e vështron. Dy lot helmi shkasin prej syve të neveritur. Ngadalë, pa zhurmë, mbështet dorën e vet mbi ballin e djalit dhe djali zgjohet përsëri. -Nëno!-Biri i nënos.-Dua bukë!Nëna hesht.-Nëno!-Xhani i nënos!-Më ngrinë këmbët!Nëna psherëtin. Dhe djali fle përsëri; dhe nëna rri dhe e vështron...