Sonda ‘Voyager 1’, drejt arritjes historike
Sonda hapësinore Voyager 1 e NASA-s ka udhëtuar më larg se çdo mjet tjetër hapësinor i nisur ndonjëherë nga Toka, që prej lëshimit të saj në vitin 1977. Pasi ka dalë prej vitesh nga sistemi ynë diellor, sonda po vazhdon udhëtimin në hapësirën ndëryjore dhe është pranë një arritjeje të jashtëzakonshme: të përshkojë një distancë prej një “dite-dritë” nga Toka. Një ditë-dritë është distanca që drita përshkon brenda 24 orëve, ose rreth 26 miliardë kilometra. NASA njoftoi se Voyager 1 do ta arrijë këtë distancë të mërkurën, ndërsa udhëton me një shpejtësi prej afro 61 mijë kilometrash në orë, nëpër hapësirën pothuajse të zbrazët. Për shumë njerëz, termi “vit-dritë” është më i njohur. Ai përdoret për të matur distancat e mëdha në hapësirë dhe përfaqëson...
Burimi:
kultplus.com