‘Telefonata që kisha pritur gjithë jetën’, Matt Damon rrëfen emocionet për rolin e ëndrrave në ‚Odisea‘

‘Telefonata që kisha pritur gjithë jetën’, Matt Damon rrëfen emocionet për rolin e ëndrrave në ‚Odisea‘

Aktori i njohur Matt Damon ka shprehur entuziazmin për pjesëmarrjen në filmin “Odisea”, duke e cilësuar ofertën për të interpretuar rolin kryesor si telefonatën që kishte pritur gjatë gjithë jetës. Aktori 56-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, foli për përvojën e tij gjatë xhirimeve të filmit me regji të Christopher Nolan, në një shfaqje speciale në Los Angeles, më 11 nëntor. Gjatë një bisede të moderuar nga Robert Downey Jr., Damon tregoi se nuk e kishte imagjinuar se do t’i jepej ndonjëherë mundësia të merrte pjesë në një projekt të tillë. “Ishte telefonata që kisha pritur gjatë gjithë jetës sime. Vërtet nuk besoja se do të më jepej ndonjëherë mundësia ta bëja këtë”, tha aktori, i cili interpreton Odiseun, heroin legjendar të mitologjisë së lashtë greke....