EU4Youth financon projektet e 36 organizatave për fuqizimin dhe përfshirjen e të rinjve
Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR), me financimin e Bashkimit Evropian, organizoi ceremoninë e ndarjes së kontratave fituese të Skemës së Granteve EU4Youth, ku 36 organizatat fituese u ftuan të nënshkruajnë kontratat e nëngranteve për zbatimin e projekteve të tyre. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se, interesi ka qenë i konsiderueshëm, pasi pati 113 aplikime. Me një financim prej rreth 1.67 milionë eurosh, skema synon të përfshijë mbi 10 mijë të rinj në të gjithë Shqipërinë, përmes 36 projekteve që nxisin pjesëmarrjen qytetare, vullnetarizmin, fuqizimin e të rinjve, sportin gjithëpërfshirës, mirëqenien dhe kohezionin social. Nga projektet e përzgjedhura, 24 fokusohen në pjesëmarrjen qytetare, vullnetarizmin dhe fuqizimin e të rinjve, ndërsa 12 të tjerat promovojnë sportin gjithëpërfshirës, mirëqenien dhe kohezionin social. Kjo skemë...
Burimi:
kultplus.com