Ky është shefi i krimeve që humbi jetën, mjeti me të cilin u përplas i mungonte sinjalistika përkatëse

Ky është shefi i krimeve që humbi jetën, mjeti me të cilin u përplas i mungonte sinjalistika përkatëse

Personi që shihni në foto është Ermal Lula, i cili mbeti viktimë në aksidentin tragjik, që ndodhi në autostradën Vlorë-Fier. Lula mbante pozicionin e shefit të krimeve në policinë e qytetit bregdetar. Aksidenti i rëndë ndodhi në autostradë, në afërsi të Novoselës, ku makina tip ‘Toyota’ e Ermal Lulajt u përplas me një skrep që ndodhej në lëvizje. Dyshohet se automjeti i rëndë ka qenë pa sinjalistikë në pjesën e pasme. Nga përplasja, i plagosur ka mbetur edhe 63-vjeçari Thanas Poçaj, drejtues i skrepit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, situata në këtë aks të rrugës vijon të jetë e rënduar.