Dëmtimet gjatë protestës, Gonxhja ngre alarmin për monumentet dhe muzetë
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka reaguar përmes një deklarate lidhur me protestën e ditës së sotme. Ai dënon aktet e dhunës dhe dëmtimin e institucioneve publike. Gonxhja thekson se e drejta për të protestuar është e pacenueshme, por nënvizon rëndësinë e ruajtjes së rendit, karakterit paqësor të protestës dhe mbrojtjes së objekteve të kulturës, monumenteve dhe muzeve si pjesë e trashëgimisë kombëtare. Reagimi i Ministrit Blendi Gonxhja për protestën: Asnjë barrikadë nuk mund ta ndalë rrugën europiane të Shqipërisë! E drejta për të protestuar është e pacenueshme, por nuk i jep askujt të drejtën të ushtrojë dhunë, të vërë zjarr apo të shkatërrojë. Institucionet nuk janë të partive: ato u përkasin qytetarëve dhe sulmet ndaj tyre cenojnë rëndë rendin dhe interesin...
Burimi:
ntv.al