Demo: Eksperienca e FBI do transmetohet në strukturat tona, digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet

Demo: Eksperienca e FBI do transmetohet në strukturat tona, digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet

Ministri për Punët e Brendshme, Ervin Demo, ka vënë theksin te forcimi i institucioneve, rritja e kapaciteteve profesionale dhe thellimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit. Në fjalën e mbajtur në Konferencën e Ish-Studentëve Europianë të FBI-së, Demo deklaroi se partneritetet ndërkombëtare ndërtohen mbi besimin mes institucioneve dhe se rezultatet e arritura në luftën kundër krimit nuk duhet të shoqërohen me ulje të vigjilencës. “Partneritetet e qëndrueshme ndërkombëtare ndërtohen mbi institucione të besueshme. Partnerët duhet të kenë besim te njëri-tjetri dhe institucionet duhet të kenë besim te njëri-tjetri. Rezultatet e arritura janë të rëndësishme, por në luftën kundër krimit nuk ka vend për asnjë sekondë pushim. Prandaj, duhet të bëjmë më shumë dhe më mirë. Roli i institucioneve që janë në këtë sallë është...