Debatet në Kuvend, Ismaili i kthehet opozitës: Ne luftojmë për pavarësinë e drejtësisë, ju luftoni drejtësinë!

Debatet në Kuvend, Ismaili i kthehet opozitës: Ne luftojmë për pavarësinë e drejtësisë, ju luftoni drejtësinë!

Ministrja Eriona Ismaili iu përgjigj akuzave të opozitës për rastin e Vlora Hysenit duke rikthyer debatin te SHIK-u gjatë qeverisjes së Sali Berishës. “Nuk harrojnë shqiptarët, se nuk ka se si të harrojnë. SHIK, sot një temë që u përmend shumë, është një institucion që prej viteve ’90 ka përfaqësuar rënien e shtetit. S’kanë si ta harrojnë shqiptarët SHIK-un e atëhershëm si pushtet të pakufijshëm në duart e xhelatëve të Berishës, që përndiqte, dhunonte, vriste si polici politike dhe që s’jepte llogari askund. S’mund të harrohet SHIK-u i Gazidedes si drejtues famëkeq i operacionit të ’97-s për shtypjen e revoltave popullore. SHIK, jo më larg se në 2012, Ilir Kumbaro u dënua me 15 vite burg për torturën që shkaktoi vdekjen e Remzi Hoxhës. Na...