De la Fuente: Një spanjoll, kampion bote, duhet ta fitojë “Topin e Artë”
10 Shtator 2026 14:34 Alfred Lleshi Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, beson se këtë vit, “Topi i Artë” duhet të përfundojë në duart e një futbollisti spanjoll. “Gjithmonë mbështes produktin vendas, markën spanjolle. Jemi në elitën botërore për sa i përket formimit, performancës dhe cilësisë. Dhe, me të parën që më vjen në mendje, më mungon Mikel Oyarzabal në listën e kandidatëve. Atij që duhej të shkruante emrat i ra letra në tokë dhe nuk e futi”, – tha me humor De la Fuente. Trajneri spanjoll përmendi edhe Lamine Yamal: “Mendoj se ai mund ta fitojë ‘Topin e Artë’, sepse është spanjoll dhe futbollist i jashtëzakonshëm. Nëse nuk ndodh këtë vit, do të ndodhë në të ardhmen. Nuk besoj se do të vonojë...
Burimi:
telesport.al