Çelet ekspozita me fotot e rralla të Nënë Terezës në COD
Foto të rralla të Nënë Terezës në misionet e saj në Indi dhe në vizat në Shqipëri u ekspozuan nga Ambasada e Indisë në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog. Ekspozita paraqet trashëgiminë e jashtëzakonshme humanitare të Shenjtores, që ia dedikoi jetën shërbimit ndaj më të varfërve dhe më të pambrojturve “Nënë Tereza mishëron më së miri Shqipërinë dhe popullin e saj. Megjithatë, thirrja e jetës së saj gjeti një jehonë në ethosin mijëravjeçar të Indisë, se hyjnorja është në çdo qenie njerëzore dhe se t’u shërbesh të varfërve dhe të pastrehëve do të thotë të adhurosh Zotin”, tha Ravindra Prasad Jaiswal, ambasadori i Indisë në Shqipëri.. Përveçse laureate e Nobelit për Paqe dhe humaniste globale, ekspozita e paraqet Nënë Terezën si një urë...
Burimi:
javanews.al