Çeku dhe SBAShK-u vazhdojnë konsultimet me mësimdhënësit për Strategjinë e Arsimit 2035+

Çeku dhe SBAShK-u vazhdojnë konsultimet me mësimdhënësit për Strategjinë e Arsimit 2035+

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, dhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, kanë vazhduar në Prishtinë konsultimet me mësimdhënësit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+.Para takimit me mësimdhënësit e rajonit të Prishtinës, Çeku dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut vizituan Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Përparimi”, ku u njohën me punën e institucionit dhe angazhimin e stafit në mbështetjen e nxënësve. Përvojat e kësaj qendre u vlerësuan si të rëndësishme për identifikimin e nevojave dhe përcaktimin e prioriteteve për një sistem arsimor gjithëpërfshirës.Gjatë bashkëbisedimit me mësimdhënësit, ministri Çeku theksoi se strategjia e re duhet të mbështetet në nevojat reale të shkollave dhe përvojën e drejtpërdrejtë të komunitetit arsimor. Ai nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së mësimdhënësve në...