Aktualitet

87693 rezultate u gjendën

  1. Dhuna në protestë, debate në Kuvend pas vendimit të Kushtetueses! Mazhoranca: Po nxisni dhunën! Berisha: Hiqeni nga rendi i ditës, i pavotueshëm

    Dhuna në protestë, debate në Kuvend pas vendimit të Kushtetueses! Mazhoranca: Po nxisni dhunën! Berisha: Hiqeni nga rendi i ditës, i pavotueshëm

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar shqyrtimin dhe votimin në Kuvend të aktit normativ për protestat, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesshëm të zbatimit të tij. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha argumentoi se Parlamenti nuk mund të shqyrtojë një akt ligjor të pezulluar nga Kushtetuesja, duke e cilësuar një veprim […]

  2. Durrësi përkujton me ceremoni solemne 114-Vjetorin e ngritjes së flamurit të Pavarësisë!

    Durrësi përkujton me ceremoni solemne 114-Vjetorin e ngritjes së flamurit të Pavarësisë!

    Me një ceremoni solemne, Durrësi përkujtoi 114-vjetorin e ngritjes së flamurit të Pavarësisë, nga kryetari i parë i bashkisë së Durrësit, Hafiz Ali Podgorica. Kryebashkiakja  Emiriana Sako, e cila ka ndarë edhe mesazhin e saj për këtë ditë, vlerësoi rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje, duke nderuar patriotët që kontribuuan për pavarësinë e Shqipërisë. Në mesazhin […]

  3. “Ballkani Perëndimor do të jetë në BE”- Komisionerja Marta Kos: Mundësitë për investime janë që tani, ja përfitimet pas anëtarësimit!

    “Ballkani Perëndimor do të jetë në BE”- Komisionerja Marta Kos: Mundësitë për investime janë që tani, ja përfitimet pas anëtarësimit!

    Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka mbajtur fjalën në Konferencën e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, ku ka theksuar përfitimet ekonomike që sjell anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe mundësitë që ofron rajoni për investitorët. Kos u shpreh se ekonomia mund të rritet deri në 15% në një periudhë 15-vjeçare, ndërsa njoftoi edhe një mbështetje shtesë prej […]

  4. ‘Shqipëria, narkoshteti i parë në Europë’/ Këlliçi-Marta Kosit: Injorimi i këtij realiteti inkurajon konsolidimin e krimit

    ‘Shqipëria, narkoshteti i parë në Europë’/ Këlliçi-Marta Kosit: Injorimi i këtij realiteti inkurajon konsolidimin e krimit

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka mbajtur një fjalim të fortë në prani të Komisioneres Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ku ka denoncuar atë që e cilësoi si shndërrimin e Shqipërisë në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Duke iu referuar raporteve të institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Departamentin Amerikan të Shtetit, SPAK, Moneyval […]

  5. Maliq/ 43-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se…

    Maliq/ 43-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se…

    Një 43-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se gruaja ka humbur ndjenjat në tualetin e banesës. Ajo është gjetur pa shenja jete nga familjarët, të cilët kanë deklaruar se vuante nga tensioni i lartë i gjakut. Dyshohet se problemet shëndetësore mund të kenë […]

  6. Rama në konferencën BE-Ballkani Perëndimor: Ekonomia shqiptare u trefishua

    Rama në konferencën BE-Ballkani Perëndimor: Ekonomia shqiptare u trefishua

    Kryeministri Edi Rama deklaroi se ekonomia shqiptare është trefishuar gjatë 12 viteve të fundit, duke kaluar nga 10 në 30 miliardë euro, ndërsa objektivi i qeverisë është dyfishimi i saj deri në vitin 2040. Në fjalën e mbajtur në përmbyllje të ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, me temë “A New […]

  7. Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë për anëtarësimin në BE

    Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë për anëtarësimin në BE

    Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Shqipëria mund të avancojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe se viti 2027 mund të shënojë një moment vendimtar për vendin, nëse vijon zbatimi i reformave. Gjatë fjalës së saj në përmbyllje të Konferencës Ndërkombëtare të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, Kos vlerësoi përparimin e vendeve të rajonit, duke […]

  8. Studentët hyjnë në politikë, krijohet partia e re “Të Bashkuar për Shqipërinë”

    Studentët hyjnë në politikë, krijohet partia e re “Të Bashkuar për Shqipërinë”

    Një grup studentësh, të rinjsh, profesionistësh nga fusha të ndryshme dhe përfaqësues të diasporës kanë njoftuar krijimin e një force të re politike me emrin “Të Bashkuar për Shqipërinë”. Në një deklaratë për mediat, një studente që përfaqëson nismën bëri të ditur se partia do të jetë e hapur për qytetarët që mbështesin parimet e […]

  9. GJKKO dënon me 4 vite e 8 muaj burg biznesmenin Elman Abule, shpallet i pafajshëm Fatmir Bektashi

    GJKKO dënon me 4 vite e 8 muaj burg biznesmenin Elman Abule, shpallet i pafajshëm Fatmir Bektashi

    Elman Abule TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë këtë të enjte vendimin për një nga fraksionet e dosjes së SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që u shqyrtua me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Biznesmeni Elman Abule është dënuar me 7 vite burg për pastrim parash, por pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i […]

  10. Ligji për tubimet, Kushtetuese pezullon pjesërisht aktin normativ: Protestuesit nuk gjobiten për bllokimin e rrugës

    Ligji për tubimet, Kushtetuese pezullon pjesërisht aktin normativ: Protestuesit nuk gjobiten për bllokimin e rrugës

    Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë pjesërisht zbatimin e aktit normativ të miratuar nga qeveria për tubimet. Sipas vendimit, bëhet fjalë vetëm për pjesën që parashikon gjoba për bllokimin e rrugëve.  Gjyqtarët kanë pezulluar me shumicë votash zbatimin e nenit 5 të aktit normativ në pjesën që parashikon sanksione administrative për bllokimin e […]