Aktualitet

61686 rezultate u gjendën

  1. Pas rikthimit nga “Kushtetuesja”, Gjykata e Lartë cakton datën, ja kur do të shqyrtohet masa e “arrestit” për…

    Pas rikthimit nga “Kushtetuesja”, Gjykata e Lartë cakton datën, ja kur do të shqyrtohet masa e “arrestit” për…

    Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 shtator për shqyrtimin në dhomë këshillimi të rekursit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg”. Rishqyrtimi vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila detyroi Gjykatën e Lartë të japë një arsyetim të plotë se përse masa e arrestit me burg […]

  2. Vijat e reja të pushtetit, PS shkrin 15 bashki për t’i çuar në 46, shpik 71 qytete si nivel të ri qeverisës…

    Vijat e reja të pushtetit, PS shkrin 15 bashki për t’i çuar në 46, shpik 71 qytete si nivel të ri qeverisës…

    Partia Socialiste e ka gati draftin për reformën e re territoriale dhe e ka depozituar tashmë në Kuvend. Sipas draftit, socialistët propozojnë që Shqipëria të ruajë ndarjen me 12 qarqe, por numri i bashkive ulet nga 61 në 46 bashki. Në total shkrihen 15 bashki me 225 mijë banorë, të cilat bashkohen me 13 bashki […]

  3. Nga Vlora në Porto Palermo, “Turisti per Caso” përshkruan 7 ditë në Shqipëri

    Nga Vlora në Porto Palermo, “Turisti per Caso” përshkruan 7 ditë në Shqipëri

    Shqipëria mbetet një destinacion magjepsës edhe jashtë sezonit të verës. Kështu shkruan media italiane “Turisti per Caso”, e cila i ka kushtuar një reportazh një udhëtimi 7-ditor në Gjirin e Vlorës dhe përgjatë Rivierës Shqiptare, nga Orikumi deri në Porto Palermo. Autorët e shkrimit tregojnë se prej disa vitesh zgjedhin fundin e muajit maj për të […]

  4. U përfshi nga flakët një ditë më parë, shkrumbohet totalisht magazina në Shkozet

    U përfshi nga flakët një ditë më parë, shkrumbohet totalisht magazina në Shkozet

    Është shkrumbuar totalisht magazina që u përfshi nga flakët një ditë më parë, në Shkozet të Durrësit. Pavarësisht ndërhyrjeve, efekivët kane mundur vëtëm të kufizojnë përhapjen në objektet afër magazinës. Por, nuk kanë mundur të shuajnë flakët që përfshinë magazinës. Në operacionin që zgjati disa orë u angazhuan 24 punonjës të shërbimit zjarrfikës, dy prej […]

  5. Zjarret në Greqi, evakuime masive dhe dëme të mëdha në qytetin Rethymno dhe rajonin Beoti

    Zjarret në Greqi, evakuime masive dhe dëme të mëdha në qytetin Rethymno dhe rajonin Beoti

    Zjarre të mëdha kanë përfshirë disa rajone të Greqisë, duke shkaktuar alarm dhe evakuime masive. Në Kretë dhe Beoti, flakët po digjen pa kontroll, ndërsa fronte të reja janë hapur në Achaia dhe Paros. Autoritetet kanë dërguar mesazhe emergjente përmes 112, duke u kërkuar banorëve të largohen menjëherë nga zonat e rrezikuara. Forcat zjarrfikëse po […]

  6. Të shtëna me armë në Tepelenë dhe rrahje me shkopinj bejsbolli/ Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre prfundojnë në spital

    Të shtëna me armë në Tepelenë dhe rrahje me shkopinj bejsbolli/ Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre prfundojnë në spital

    Një konflikt i nisur gjatë orëve të paradites së djeshme në qytetin e Tepelenës është përshkallëzuar pas mesnatës, duke përfunduar me të shtëna, ku tre persona janë plagosur. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 01:00, disa prej personave të përfshirë në konflikt ndodheshin në një lokal lloto në qytet, kur pala tjetër ka mbërritur pranë lokalit […]

  7. Kundër draftit të ri territorial/ Administrata e bashkisë Klos bojkoton punën

    Kundër draftit të ri territorial/ Administrata e bashkisë Klos bojkoton punën

    Propozimi i mazhorancës për ndarjen e re territoriale ka shkaktuar reagime edhe në Klos, ku qytetarë dhe punonjës të administratës vendore kanë dalë në protestë kundër planit që parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat. Si shenjë kundërshtimi, administrata e Bashkisë Klos ka bojkotuar punën. Protesta janë njoftuar edhe në […]

  8. Pas Poliçanit, protestë edhe në Klos kundër propozimit të PS për bashkitë. Administrata bojkoton punën

    Pas Poliçanit, protestë edhe në Klos kundër propozimit të PS për bashkitë. Administrata bojkoton punën

    Punonjës të administratës së Bashkisë Klos kanë protestuar kundër propozimit për riorganizimin territorial që parashikon shkrirjen e kësaj bashkie, duke bojkotuar punën. Sipas raportimeve, administrata vendore kundërshton përfshirjen e Klosit në procesin e reformës administrativo-territoriale dhe kërkon rishikimin e vendimit. Protestuesit kanë deklaruar se aksioni do të vijojë deri në marrjen e një vendimi tjetër […]

  9. ‘Po na fshijnë nga harta, të mbrojmë bashkinë tonë’/ Kryebashkiaku i Memaliajt: Sot në orën 19:00 te Ura e Vjetër

    ‘Po na fshijnë nga harta, të mbrojmë bashkinë tonë’/ Kryebashkiaku i Memaliajt: Sot në orën 19:00 te Ura e Vjetër

    Kryetari i Bashkisë Memaliaj ka reaguar përmes një mesazhi në Facebook kundër propozimit të reformës së re administrativo-territoriale, që parashikon shkrirjen e bashkisë. Ai e cilësoi vendimin të padrejtë, duke theksuar se argumentet e paraqitura në dëgjesat institucionale nuk janë marrë në konsideratë. Në reagimin e tij, kryebashkiaku u ka bërë thirrje banorëve të qytetit […]

  10. Gjenden gjashtë trupa në varrezën e dyshuar masive në Zubin Potok, Prokuroria kërkon kujdes me deklaratat

    Gjenden gjashtë trupa në varrezën e dyshuar masive në Zubin Potok, Prokuroria kërkon kujdes me deklaratat

    Gjatë punimeve për gërmime në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin Potokut, deri tani janë gjetur gjashtë trupa, raportojnë mediat në Kosovë, ndërsa hetimet për identifikimin e tyre vijojnë. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka parë nga afër gërmimet në këtë zonë, ku dyshohet për ekzistencën e një varreze masive […]