Tiranë, shpërthim me eksploziv në banesën e një 47-vjeçareje

Tiranë, shpërthim me eksploziv në banesën e një 47-vjeçareje

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në rrugën “Sadik Petrela”, ku një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse ishte vendosur në derën e jashtme të apartamentit të një 47-vjeçareje. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas Policisë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.