Rama në Asamble: Drejtësia godet edhe brenda PS-së, kjo tregon pavarësinë e organeve të saj!
Kryeministri Edi Rama tha në Asamblenë e PS-së se përparimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian lidhet me krijimin dhe mbështetjen e organeve të pavarura të drejtësisë. Sipas tij, fakti që këto organe godasin korrupsionin deri në nivelet më të larta të pushtetit politik, edhe brenda PS-së, tregon se pavarësia e tyre është e garantuar. “Hyrja në atë faqe nuk bëhet duke u zhytur në korrupsion, por duke krijuar dhe duke mbështetur organe të pavarura drejtësie që luftojnë korrupsionin deri në nivelet më të larta të pushtetit politik. Prandaj unë e kam thënë dhe e them: ndryshe nga çfarë nxjerrin bulçitë e grykëve publike, shqiptarët janë mjaft të mençur ta kuptojnë se fakti që sot dhe prej kaq vitesh ka organe të pavarura drejtësie...
Burimi:
javanews.al