“Tani është koha të flasim ne!”, Rama kërkon mobilizim nga të gjithë socialistët: Shumica e PS-së u mor për anëtarësimin në BE, jo për t’u bërë si Putin e Erdogan
Kryeministri Edi Rama është shprehur në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, se të gjitha strukturat e kësaj force politike duhet të mobilizohen për të mos lejuar që rruga e Shqipërisë drejt BE-së, të mos ndalet nga asgjë. Duke folur për kritikat për shumicën parlamentare në Kuvend, Edi Rama theksoi se nuk e donte pushtetin e shumicës që të bëhej si Erdogan apo Putin, por që Shqipëria të jetë ylli i ri i Europës. “Thonin për çfarë i duhej këtij kjo shumicë kaq e theksuar, do të bëhet ky si Erdogani dhe Putini? Imagjinoni nëse populli shqiptar do të ishte i mangët si këta, ne sot do të ishim të ngecur, sepse nuk do të kalonim ligjet që kemi kaluar në funksion të anëtarësimit....
Burimi:
javanews.al