Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë

Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë

Policia ka shoqëruar 12 aktivistë pas incidentit në Manëz, ku makina e kryeministrit Edi Rama u godit me vezë, teksa ai po udhëtonte drejt Gjirit të Lalzit për të marrë pjesë në Asamblenë Kombëtare të PS. Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune. Një grup protestuesish i kishin zënë pritën eskortës së kryeministrit përgjatë rrugës dhe, në momentin që automjeti i tij kaloi, qëlluan me vezë në drejtim të tij. Protestuesit kanë lëshuar edhe thirrje kundër tij, mes tyre “Rama burg, Berisha burg” dhe “Ju erdhi fundi!”. Pas incidentit, disa prej aktivistëve janë shoqëruar dhe arrestuar nga policia. Ende nuk ka informacion të plotë mbi identitetin e tyre dhe akuzat konkrete që rëndojnë ndaj tyre. Ngjarja vjen në një ditë kur vëmendja politike është përqendruar...