Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, ja kush do ta drejtojë kryeqytetin

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, ja kush do ta drejtojë kryeqytetin

Kryeministri Edi Rama ka nisur ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që po zhvillohet në Gjirin e Lalëzit. Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë. Vendimi është bërë i ditur në kuadër të zhvillimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila po zhvillohet në Gjirin e Lalzit. Dy emrat do të ndajnë drejtimin politik të socialistëve në kryeqytet, në një lëvizje organizative që vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave të partisë. Asambleja e PS-së po zhvillohet nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në fokus të diskutimeve janë organizimi i brendshëm, drejtimi politik në qarqe dhe përgatitjet për sfidat e ardhshme elektorale. Mbledhja zhvillohet në një moment me...