Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit! Dy viktima dhe disa të plagosur nga përplasja e 2 makinave
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar paraditen e sotme në Rrugën e Arbrit, në zonën e njohur si “Zall Maricë”, në Njësinë Administrative Zall-Bastar, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga JOQ Albania, dy automjetet po udhëtonin në drejtim të Dibrës. Në njërin prej tyre, me targa të Tetovës, udhëtonte një çift ku gruaja ka humbur jetën si pasojë e përplasjes. Ndërkohë, në automjetin tjetër udhëtonte një familje nga Dibra, me tre fëmijë. Edhe në këtë mjet, sipas të dhënave paraprake dhe policisë kryefamiljari, i cili ishte në drejtimin e automjetit, ka humbur jetën. Dëshmitarë të rastit janë përpjekur t’u japin ndihmën e parë personave të përfshirë në aksident, deri në mbërritjen e autoambulancave në vendngjarje. Dy ambulanca...
Burimi:
gijotina.com