Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës, protestuesit shoqërohen në polici

Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës, protestuesit shoqërohen në polici

Disa protestues janë shoqëruar nga policia në zonën e Manzës, pasi kanë goditur me vezë automjetin e kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit po udhëtonte drejt Gjirit të Lalzit, ku po zhvillohet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, kur një grup protestuesish u vendos përgjatë rrugës ku do të kalonte eskorta e kryeministrit. Në momentin që automjeti i Ramës kaloi pranë tyre, aktivistët hodhën vezë në drejtim të makinës, duke protestuar kundër kreut të qeverisë. Pas incidentit, forcat e policisë ndërhynë dhe shoqëruan disa persona.