Kronikë

13728 rezultate u gjendën

  1. Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

    Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

    Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit, ndërsa ka nisur shoqërimin e disa personave pas tensioneve dhe incidenteve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë. Protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë, e më pas kanë hedhur fishekzjarrë dhe lëndë piroteknike, teksa policia i është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, plumba gome dhe presion uji. Gjatë […]

  2. Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

    Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

    Policia ia ka dalë të shpërndajë protestuesit që sonte iu rikthyen akteve të dhunshme. Momentalisht, rrugët e Tiranës janë të boshatisura prej tyre. Në bulevard, ka nisur pastrimi nga gurët dhe sendet e tjera të forta të hedhura gjatë përplasjes me policinë.

  3. Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

    Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

    Protestuesit janë rikthyer sërish në qendër të Tiranës, në zonën pas Muzeut Historik Kombëtar, ndërsa vijojnë të marshojnë në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.Pjesa më e madhe e protestuesve po marshon drejt Kryeministrisë, ndërsa në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë dislokuar forca të shumta policie. Ndërkohë, një grup protestuesish ka marrë drejtimin e Rrugës së […]

  4. “Digjni dy bizneset e mëdhaja në mes të Tiranës”, dalin SMS-të që udhëzojnë protestuesit për të shkaktuar dhunë

    “Digjni dy bizneset e mëdhaja në mes të Tiranës”, dalin SMS-të që udhëzojnë protestuesit për të shkaktuar dhunë

    Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka publikuar mesazhet udhëzuese të protestuesve në një grup “Telegrami”. Protestuesit udhëzohen përmes mesazheve që të thyejnë xhamat dhe të djegim dy nga bizneset më të mëdhaja në kryeqytet. “Gjithçka sipas urdhërave që u jepen me mesazhe”, shkruan Balla në Facebook. Ndërkohë në disa prej mesazheve shkruhet: […]

  5. Sulmohet selia e PS-së, protestuesit i vënë flakën kioskës në qendër, fishekzjarrë edhe drejt efektivëve te Banka e Shqipërisë

    Sulmohet selia e PS-së, protestuesit i vënë flakën kioskës në qendër, fishekzjarrë edhe drejt efektivëve te Banka e Shqipërisë

    Protestuesit i kanë vënë flakën një kioske përballë Bankës së Shqipërisë, ngjitur me një stacion autobusi. Protesta në Tiranë vijon mes tensioneve, ndërsa është sulmuar me fishekzjarrë edhe selia e Partisë Socialiste. Ndërkohë, po ashtu pranë Bankës së Shqipërisë janë hedhur fishekzjarrë në drejtim të efektivëve të policisë. Policia i është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës […]

  6. Pamjet e protestuesve të maskuar në selinë blu, Basha: PD rrezikon pasoja të rënda me ndërkombëtarët

    Pamjet e protestuesve të maskuar në selinë blu, Basha: PD rrezikon pasoja të rënda me ndërkombëtarët

    Eksperti i sigurisë Faik Basha komentoi në studion e Breaking News, në ABC News, pamjet e publikuara nga kreu i grupit parlamentar të PS, ku shihen protestues të maskuar që dalin nga selia blu. “PD është e rrezikuar në marrëdhëniet me ndërkombëtarët, nëse vërtetohet se gjithë furnizimi dhe personat kanë dalë nga selia dhe selia […]

  7. VIDEO/ Policë të maskuar në lagjet e Tiranës, qytetarët ndihen të terrorizuar

    VIDEO/ Policë të maskuar në lagjet e Tiranës, qytetarët ndihen të terrorizuar

    Efektivë policie të maskuar lëvizin nëpër lagjet e Tiranës, siç mund t’i shihni pamjet që sjell Syri, duke shtuar shqetësimin te qytetarët pas tensioneve dhe përplasjeve gjatë protestës. Pas ngjarjeve të regjistruara gjatë protestës, raportimet për policë të maskuar nëpër lagje kanë shtuar klimën e pasigurisë në kryeqytet.

  8. Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

    Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

    Dalin pamjet e fundit me dron nga protesta e dhunshme në Tiranë. Protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”, pasi policia hodhi gaz lotsjellës, për të shpërndarë turmën e cila ishte përqëndruar në bulevard. Persona të maskuar janë parë me shkopinj në shesh, teksa ata hodhën bomba molotov drejt policisë. Nga molotovët, një prej efektivëve mori […]

  9. Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

    Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

    Protesta e opozitës në Tiranë është shoqëruar me tensione të forta dhe përplasje me efektivët e Policisë. Përveç hedhjes së molotovëve dhe fishekzjarrëve në drejtim të uniformave blu, protestuesit kanë vendosur në bulevard edhe mjete metalike me maja të mprehta, të cilat dyshohet se janë përdorur për të shpuar gomat e automjeteve të Policisë. Në […]

  10. Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

    Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

    Përplasje mes policisë dhe protestuesve janë regjistruar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku një “breshëri” fishekzjarrësh është hedhur në drejtim të efektivëve të Policisë. Më herët janë raportuar hedhje molotovësh, gaz lotsjellës, si dhe përplasje në disa zona të Tiranës. Situata në sheshin Skënderbej vijon të jetë e tensionuar, teksa aty duket se janë përqëndruar […]