Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe kontakte të drejtpërdrejta me kartelet kolumbiane, është vënë në qendër të hetimeve të autoriteteve italiane. Në krye të një prej këtyre rrjeteve përmendet shqiptari Eneo Carka, i njohur edhe me nofkën “Napoleoni”, i cili kërkohet nga autoritetet e disa shteteve dhe dyshohet se ka organizuar transportimin e sasive të mëdha të drogës në disa vende. Sipas një artikulli të publikuar nga gazeta italiane Corriere della Sera, 44-vjeçari Carka, ka krijuar një rrjet kontaktesh që shtrihet në Belgjikë, Britaninë e Madhe dhe Itali, ndërsa emri i tij është lidhur me dërgesa të mëdha kokaine në këto vende. Për komunikimet me bashkëpunëtorët përdor pajisje dhe sisteme të sofistikuara, të cilat e bëjnë...
Burimi:
javanews.al