No Image Available

Po udhëtonin të armatosur në një taksi në kryeqytet, vihen në pranga “të fortët” që goditën policinë

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kapën duke udhëtuar me taksi me një armë zjarri pa leje. Operacioni i koduar “Taksimetri” u zhvillua në rrugën “Sami Frashëri”, pas një informacioni policor se një person po transportonte armë nga Kruja drejt kryeqytetit. Në pranga përfunduan P.Sh, 30 vjeç, dhe R.H, 25 vjeç, të dy banues në Thumanë dhe me precedentë penalë. Gjatë kontrollit të automjetit, efektivët gjetën një pistoletë dhe 15 fishekë. Sipas policisë, armën pa leje e mbante 30-vjeçari Petrit Shima, ndërsa 25-vjeçari Redion Hymeri akuzohet për moskallëzim krimi, pasi udhëtonte me të në të njëjtën taksi. Të dy të rinjtë u arrestuan në flagrancë dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.