Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

Një 30-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi lëvizte me taksi duke mbajtur me vete një armë zjarri pa leje. Në pranga ka përfunduar edhe një 25-vjeçar, i cili udhëtonte në të njëjtin automjet. Operacioni i koduar “Taksimetri” u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr. 2, pas administrimit të një informacioni në rrugë operative se një person po lëvizte i armatosur nga Kruja drejt Tiranës. Taksia me të cilën udhëtonin dy të rinjtë u ndalua në rrugën “Sami Frashëri”. Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë me 15 fishekë, të cilën 30-vjeçari, me inicialet P. Sh., e posedonte pa leje. Në pranga përfundoi edhe 25-vjeçari R. H., i cili, sipas policisë, nuk kishte kallëzuar krimin, megjithëse ishte në dijeni të tij. Njoftimi i plotë:...