Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë
Një 47-vjeçar nga Kosova akuzohet se vrau bashkëshorten e tij 38-vjeçare në mënyrë brutale, duke e qëlluar fillimisht tri herë me pistoletë dhe më pas duke e goditur rreth 40 herë me kaçavidë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 prill 2026, të dielën e Pashkëve, në Sooß, në distriktin e Badenit, në Austri. Sipas aktakuzës, 47-vjeçari kishte shkuar në banesën e bashkëshortes, nga e cila ishte ndarë, me dhurata për Pashkë. Fillimisht i kishte vendosur ato mbi tavolinën e kuzhinës, por më pas mes tyre kishte nisur një debat. Në një moment, ai dyshohet se kishte nxjerrë pistoletën dhe kishte qëlluar tri herë drejt 38-vjeçares, në krahun e majtë, në zonën e qafës dhe në fytyrë. Por sulmi nuk kishte përfunduar me të shtënat. Sipas...
Burimi:
javanews.al