Itali/ Masakroi me 22 goditje thike bashkëshorten, nis gjyqi për Nikollaq Hudhrën! Djemtë dëshmojnë kundër tij

Itali/ Masakroi me 22 goditje thike bashkëshorten, nis gjyqi për Nikollaq Hudhrën! Djemtë dëshmojnë kundër tij

Rasti i rëndë i vrasjes së 45-vjeçares shqiptare Gentiana Kopili në Itali, tronditi vendin në qershor të vitit 2025, kur ajo u vra brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra. Ngjarja ndodhi më 14 qershor, në Tolentino, ku 56-vjeçari e sulmoi Gentianën në mes të rrugës, duke e goditur 22 herë me thikë. Pasi e la të pajetë, ai u ul në një stol përballë trupit të saj dhe priti mbërritjen e karabinierëve, të cilëve më pas u pranoi krimin. Një vit e pesë muaj pas ngjarjes, ka nisur procesi gjyqësor ndaj Hudhrës në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Macerata. Mediat italiane shkruajnë se djemtë e çiftit janë paraqitur si palë civile kundër babait të tyre. I pandehuri nuk ishte i pranishëm në seancën...