Tjetërsuan 44 mijë metra katror tokë shtetërore në Fier, në burg 3 ish-zyrtarë të Kadastrës dhe një notere

Tjetërsuan 44 mijë metra katror tokë shtetërore në Fier, në burg 3 ish-zyrtarë të Kadastrës dhe një notere

Një skemë e dyshuar tjetërsimi të pronës shtetërore është zbardhur nga Prokuroria e Fierit. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 44.100 metrash katrorë tokë në fshatin Povelçë, e cila dyshohet se është kaluar në pronësi private përmes dokumenteve të falsifikuara dhe abuzimit me detyrën. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për tre ish-zyrtarë të Kadastrës Fier D.SH., ish-kryetar i njësisë administrative, Arben Voja, ish-drejtor i Kadastrës Fier, F.B., ish-specialist jurist në Kadastrën Fier dhe A.H., notere në Fier . Ndërkohë, për A.J., ish-specialiste hartografe në Kadastrën Fier është vendosur masa “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Sipas hetimeve, toka, e regjistruar fillimisht në Librin e Ngastrave në pronësi të shtetit, është...