Vetëm nëntë muaj në detyrë, Afrim Qendro jep dorëheqjen si kreu i IKMT-së

Vetëm nëntë muaj në detyrë, Afrim Qendro jep dorëheqjen si kreu i IKMT-së

Largohet nga detyra kreu i Inspektoriatit Kombëtar të territorit. Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme i thanë A2 CNN se Afrim Qendro ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Largimi i tij vjen vetëm disa muaj pas emërimit në krye të këtij institucioni, ku ai zëvendësoi Dallëndyshe Bicin. Arsyet e kësaj dorëheqjeje mbeten të panjohura dhe ende nuk janë zyrtare. Qendro mori zyrtarisht detyrën në shkurt të vitit 2026, pas largimit nga posti i Prefektit të Qarkut Tiranë.