E rëndë në Austri, 47-vjeçari shqiptar vret gruan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Austri, ku një 47-vjeçar shqiptar nga Kosova dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 38-vjeçare. Për ngjarjen akuzohet edhe një tjetër shtetas nga Kosova, 45 vjeç, i cili dyshohet se i kishte siguruar armën e krimit, duke e ditur se ai kishte ndërmend të vriste gruan. Sipas medias austriake “Heute”, 47-vjeçari ishte ndarë nga bashkëshortja dhe dyshohet se kishte krijuar bindjen se ajo ishte shtrigë dhe merrej me magji të zezë. Ditën e ngjarjes, ai dyshohet se e ka qëlluar tre herë me pistoletë të tipit Beretta, ndërsa më pas e ka goditur rreth 40 herë me kaçavidë në pjesën e sipërme të trupit. Një tjetër element tronditës i çështjes lidhet me gjendjen e tij psikike. Sipas raportimit,...
Burimi:
syri.net