BSH mban normën bazë në 2.5%, Sejko: Inflacioni ishte më i ulët se pritjet tona

BSH mban normën bazë në 2.5%, Sejko: Inflacioni ishte më i ulët se pritjet tona

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%.Në fjalën e tij pas mbledhjes së sotme, Guvernatori, Gent Sejko, tha se niveli i inflacionit këtë vit rezultoi disi më i ulët se parashikimet e Bankës së Shqipërisë, si pasojë e reduktimit të marzheve të fitimit të bizneseve, e vijimit të goditjeve pozitive të ofertës, si dhe e rënies më të shpejtë se pritjet të inflacionit në Eurozonë.Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi nivelin mesatar 2.3% në tremujorin e dytë të vitit, duke regjistruar një rritje të lehtë dhe të pritur krahasuar me tremujorin e parë. Megjithatë, edhe pas kësaj rritjeje, norma e inflacionit vijon të qëndrojë nën objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë.Banka e...