Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës, Osmani: Lehtësim konkret, hap drejt bashkëpunimit

Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës, Osmani: Lehtësim konkret, hap drejt bashkëpunimit

Brunei është bërë vendi i dytë nga Azia Juglindore që heq vizat për shtetasit e Kosovës, pas Malajzisë, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve kosovarë në këtë rajon. Lajmin e bëri të ditur të hënën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj shtetërore në Brunei. Osmani nënshkroi marrëveshjen për heqjen e vizave bashkë me sulltanin dhe kryeministrin e Bruneit, Sultan Haji Hassanal Bolkiah. “Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe një lehtësim konkret për qytetarët tanë, duke përmirësuar ndërlidhjen, shkëmbimet kulturore dhe ekonomike,” deklaroi Osmani. Brunei, një shtet islamik i...
Burimi: Sot.com.al