Britania thërret ambasadorin serb për sqarime pas nderimeve për Mlladiçin

Britania thërret ambasadorin serb për sqarime pas nderimeve për Mlladiçin

Britania e Madhe ka thirrur për sqarime të ngarkuarin me punë të Serbisë në Londër, për të dënuar përfshirjen e zyrtarëve serbë në ceremoninë mortore të ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç. Mlladiç, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, vdiq në fund të gushtit në Hagë, ku po vuante një dënim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Funeralet e tij u zhvilluan të hënën në Beograd, ku morën pjesë mijëra njerëz. I dërguari i posaçëm britanik për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, thirri përfaqësuesin diplomatik serb për të shprehur kundërshtimin e Londrës ndaj pjesëmarrjes së zyrtarëve shtetërorë dhe ushtarakë serbë në ceremoninë mortore. Ministri britanik për Evropën, Lord Wood of Anfield, tha se glorifikimi i një krimineli lufte të dënuar dëmton...