Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy, nje kantier ndertimi ne qender te Brukselit. Autoritetet belge kanë bërë të ditur se gjashtë persona rezultojnë ende të zhdukur. Sipas autoriteteve, flakët përfshinë ndërtesën për arsye që ende nuk janë bërë të ditura. Edhe pse zjarri u vu shpejt nën kontroll, situata u ndërlikua kur zjarrfikësit hynë në objekt dhe konstatuan se flakët ishin përhapur në boshtet e ashensorëve, ku dy ashensorë kishin mbetur të bllokuar. Zëdhënësi i Prokurorisë në Bruksel, , deklaroi se ekipet e shpëtimit arritën të hapnin njërin prej ashensorëve, ku gjetën disa viktima. “Nuk e dimë ende saktësisht sa persona ndodheshin aty. Mund të jenë gjashtë personat e zhdukur, por mund të ketë...
Burimi:
opinion.al