Kupat e Evropës/ Mbrëmje e vështirë për ekipet shqiptare, munden Egnatia dhe Dinamo, javën e ardhshme nis misioni përmbysje

Kupat e Evropës/ Mbrëmje e vështirë për ekipet shqiptare, munden Egnatia dhe Dinamo, javën e ardhshme nis misioni përmbysje

Mbrëmje e vështirë për ekipet shqiptare në kupat e Europës. Egnatia u mposht 3-1 nga Shamrok Rovers në Irlandë, në ndeshjen e parë të turit të tretë të Ligës së Europës. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede e pa veten në disavantazh pas një penalltie në minutën e 29-të, ndërsa arriti të barazonte po nga pika e bardhë, falë një autogoli të portierit pas goditjes së pritur të Haimes. Megjithatë, në pjesën e dytë vendasit dominuan dhe me dy gola të shpejtë me kokë, pas goditjeve nga këndi, ku edhe mbrojtja e rrogozhinase la shumë për të dëshiruar. Përfundimisht irlandezët hedhin një hap të rëndësishëm sa i takon kualifikimit, pas fitores 3-1. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 13 gusht në “Arena Egnatia”. Edhe...