Temperaturat ekstreme, qarqet ku sot ka rrezik të lartë për zjarre
Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM) ka ngritur alarmin për rrezikun e zjarreve në vend, duke paralajmëruar se gjatë ditës së mërkurë situata pritet të jetë edhe më kritike për shkak të temperaturave të larta. Sipas parashikimit, niveli i rrezikut do të jetë “i lartë” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërkohë, në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër rreziku parashikohet të jetë “i moderuar”, megjithëse në disa zona të lokalizuara të këtyre qarqeve ai mbetet i lartë, konkretisht në perëndim të Shkodrës, verilindje të Kukësit dhe perëndim të Dibrës. IGJEUM bën të ditur se gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme nuk priten reshje në të gjithë territorin e vendit, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 37°C në...
Burimi:
argjiroja.net