Shpërthen vullkani Fuego në Guatemalë, evakuohen mbi 1,600 persona
Vullkani Fuego në Guatemalë ka hyrë në një fazë intensive shpërthimi, duke detyruar autoritetet të evakuojnë qindra banorë nga zonat përreth. Aktiviteti vullkanik ka nisur të hënën dhe vazhdon me nxjerrje llave dhe re të mëdha hiri. Sipas autoriteteve, të paktën 1,699 persona janë larguar nga banesat e tyre për shkak të rrezikut nga rrjedhat piroklastike që zbresin përgjatë kanaleve dhe shpatet e vullkanit. Fuego ndodhet rreth 50 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Guatemala City. Drejtori i Institutit Kombëtar të Sizmologjisë, Vullkanologjisë, Meteorologjisë dhe Hidrologjisë, Edwin Rojas, deklaroi se vullkani ndodhet në një “fazë kritike shpërthyese”. Hiri vullkanik është përhapur deri në 120 kilometra larg, duke arritur lartësi mbi 5 mijë metra mbi nivelin e detit. Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive (Conred) bëri të...
Burimi:
vizionplus.tv