Babai me dy fëmijët humbën orientimin në mal, shpëtohen tre turistët holandezë në Gjipe

Babai me dy fëmijët humbën orientimin në mal, shpëtohen tre turistët holandezë në Gjipe

Tre shtetas holandezë, një baba së bashku me dy fëmijët e tij të mitur, kishin humbur orientimin në zonën malore të Gjipesë. Pas marrjes së njoftimit, efektivët e Njësisë Speciale Delta nisën operacionin e kërkim-shpëtimit në terrenin e vështirë të Gjipesë. Mësohet se, pas kontrolleve në zonë, tre turistët janë lokalizuar dhe nxjerrë nga terreni. Ata kanë marrë ndihmën e parë në vendngjarje dhe, sipas informacionit paraprak, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Turistët po transportohen drejt spitalit për një kontroll mjekësor.