Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, sot afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga jashtë

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, sot afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga jashtë

foto ilustruese KOSOVË- Sot është dita e fundit që qytetarët që jetojnë jashtë territorit të Kosovës mund të regjistrohen për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor. KQZ e ka hapur procesin e regjistrimit të votuesve nga diaspora që më 6 maj. Të gjithë ata që janë regjistruar si pjesëmarrës në zgjedhje mund të votojnë në dy mënyra: përmes postës ose në ambasadat e vendeve ku jetojnë. Në Republikën e Kosovës, diaspora voton e para, në mënyrë që të mos ketë vonesa në procesin e numërimit të votave. Për këto zgjedhje, votimi me postë do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor, ndërsa votimi në përfaqësitë diplomatike do të mbahet një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, më 6 qershor, nga...