Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zhvilloi të mërkurën në mbrëmje një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë së cilës e informoi për sulmet amerikane ndaj Iranit dhe diskutoi koordinimin mes dy vendeve lidhur me zhvillimet në Gjirin Persik. Sipas një deklarate të Zyrës së Kryeministrit izraelit, biseda u përqendrua në situatën e sigurisë në rajon dhe bashkëpunimin strategjik mes Uashingtonit dhe Jerusalemit. Megjithatë, zyrtarët ushtarakë izraelitë theksojnë se operacionet ajrore kundër Iranit mbeten një iniciativë ekskluzivisht amerikane. Ndërkohë, Izraeli ka vendosur të mbajë në nivel maksimal gatishmërinë e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe të sistemeve të mbrojtjes ajrore Sipas raportimeve, gjatë orëve të fundit edhe forcat e armatosura të Kuvajtit, Bahreinit dhe, sipas disa burimeve, të Emirateve të Bashkuara...
Burimi:
vizionplus.tv