Xi Jinping drejt Uashingtonit, Kina kërkon forcimin e kontakteve me SHBA-të
Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bashkëpunojnë për të larguar pengesat që vështirësojnë takimet dhe komunikimin në nivele të larta mes dy vendeve. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, përpara vizitës së pritshme të presidentit Xi Jinping në Washington muajin e ardhshëm. Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, Wang theksoi se të dyja palët duhet të zbatojnë në mënyrë serioze marrëveshjet dhe dakordësitë e arritura nga liderët e dy vendeve, si dhe të punojnë për tejkalimin e vështirësive që pengojnë shkëmbimet e nivelit të lartë. Deklaratat u bënë gjatë një takimi në Pekin mes Wang Yi dhe ambasadorit amerikan në Kinë, David Perdue. Nga ana e tij, Perdue bëri të ditur se takimi ishte konstruktiv dhe se diskutimet u përqendruan te përgatitjet...
Burimi:
javanews.al