Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për disa orë, adoleshentët shkaktojnë aksidentin fatal

Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për disa orë, adoleshentët shkaktojnë aksidentin fatal

Një xhiro që nisi si “argëtim” me një Mercedes-Benz G-Wagon të vjedhur përfundoi në tragjedi në New Jersey, SHBA. Katër të rinj dyshohet se morën automjetin luksoz, me vlerë rreth 220 mijë dollarë, dhe u përfshinë në një ndjekje me policinë që zgjati disa orë. Pak para orës 08:00 të së shtunës, G-Wagon-i u përplas ballë për ballë me një Hyundai në zonën pranë Route 50 dhe Third Street, në Mays Landing. Nga përplasja humbën jetën dy personat që ndodheshin në Hyundai, 54-vjeçari Robert Barr Jr. dhe 67-vjeçarja Alice Stillwell. Sipas autoriteteve, automjeti i vjedhur ishte pikasur që në orën 03:40 në Longport. Një efektiv tentoi ta ndalonte, por drejtuesi dyshohet se u largua me shpejtësi. Rreth orës 07:45, policia e gjeti sërish në Hamilton...