Harroi tapën në vesh, burri mendoi se kishte humbur dëgjimin për 5 vite
Një burrë nga Weymouth, në Dorset të Anglisë, mendonte se po humbiste dëgjimin, por zbuloi se shkak për problemet e tij ishte një pjesë e vogël e një tape veshi që kishte mbetur e bllokuar në vesh për plot pesë vjet. Wallace Lee, veteran i Marinës Mbretërore, ia kishte atribuar përkeqësimin e dëgjimit viteve të punës në industrinë e aviacionit, ku ishte ekspozuar ndaj zhurmave të forta, si dhe dëmtimeve të vjetra nga rugby. Me kalimin e kohës, edhe bashkëshortja e tij kishte vënë re se dëgjimi i tij ishte dobësuar. Pasi bleu një pajisje të vogël për ekzaminimin e veshit në shtëpi, Lee vuri re një objekt të bardhë brenda kanalit të veshit. Ai beson se pjesa kishte mbetur aty që nga një udhëtim...
Burimi:
vizionplus.tv