SHBA: Nuk e përjashtojmë përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit

SHBA: Nuk e përjashtojmë përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit. Deklarata e tij vjen pasi Uashingtoni vendosi sanksione të reja kundër gati 60 subjekteve, individëve dhe anijeve, në kuadër të përpjekjeve për të shtuar presionin ekonomik ndaj Teheranit. “Në asnjë mënyrë nuk e përjashtojmë mundësinë e sulmeve ushtarake në Ngushticën e Hormuzit apo rreth Iranit”, u tha Hegseth gazetarëve më 24 gusht. Ai shtoi se Irani nuk do të jetë në gjendje t’i përballojë presionet ekonomike që po ushtrohen ndaj tij. Në fillim të këtij muaji, Hegseth tha se forcat amerikane mund ta mbajnë për një kohë të pacaktuar bllokadën detare ndaj Iranit dhe se Uashingtoni mund t’i ndërrojë anijet ushtarake në rajon sipas nevojës....