VIDEO/ Ukraina godet dy rafineri nafte në Rusi, shpërthejnë zjarre në Ilsky dhe Syzran

VIDEO/ Ukraina godet dy rafineri nafte në Rusi, shpërthejnë zjarre në Ilsky dhe Syzran

Ushtria ukrainase ka goditur gjatë natës dy rafineri nafte në territorin rus, Ilsky dhe Syzran, duke shkaktuar zjarre në të dyja objektet. Lajmi është bërë i ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase. Sipas autoriteteve ukrainase, sulmet janë kryer gjatë natës dhe kanë prekur dy objekte të rëndësishme të industrisë ruse të naftës. Kievi ka intensifikuar prej muajsh sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe rafinerive ruse, me synimin për të dëmtuar kapacitetet e Moskës dhe për të kufizuar të ardhurat që mund të përdoren për financimin e luftës në Ukrainë. Ndërkohë, autoritetet ruse kanë konfirmuar se një zjarr kishte shpërthyer në rafinerinë e naftës Ilsky, në rajonin e Krasnodarit. Sipas tyre, zjarri është shuar dhe nuk janë dhënë detaje të tjera mbi dëmet e shkaktuara....