Vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit

Vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit

Vala ekstreme e të nxehtit që goditi Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar mbi 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende evropiane, sipas të dhënave paraprake. Bilanci tregon një rritje të ndjeshme të vdekshmërisë gjatë periudhës me temperatura rekord, duke rikthyer në vëmendje rrezikun që paraqet moti ekstrem për shëndetin publik. Sipas të dhënave, gjatë periudhës 22–28 qershor u regjistruan rreth 10 mijë vdekje shtesë në Gjermani, Francë, Belgjikë, Spanjë, Holandë, Zvicër dhe Luksemburg. Në Angli dhe Uells, temperaturat e larta mendohet se shkaktuan edhe rreth 2,200 viktima të tjera, duke e çuar totalin në mbi 12 mijë. Platforma evropiane EuroMOMO raportoi një rritje të konsiderueshme të vdekshmërisë në javën e fundit të qershorit, me më shumë se 14 mijë vdekje shtesë...