Vala e të nxehtit godet edhe Francën. Zjarret djegin mbi 1900 hektarë, mijëra banorë të evakuuar
Një valë e fuqishme zjarresh ka përfshirë zonën e Fontainebleau, të konsideruar si “mushkëria e gjelbër” e Parisit, duke djegur deri tani mbi 1900 hektarë pyll. Rreth 850 zjarrfikës janë angazhuar në terren për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa autoritetet franceze shpresojnë që situata të stabilizohet deri në fund të ditës. Për operacionet e shuarjes janë angazhuar edhe katër avionë zjarrfikës, ndërsa kushtet atmosferike kanë vështirësuar ndërhyrjen për shkak të erës së fortë dhe ajrit të thatë. Sipas shërbimeve zjarrfikëse, rreth 1000 banorë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre dhe të evakuohen nga zonat në Fontainebleau dhe rreth saj, si masë sigurie. Ndërkohë, autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse zjarret kanë qenë të qëllimshme. Policia ka njoftuar arrestimin e...
Burimi:
javanews.al