Shtohet qarkullimi me vendet fqinje, Kapshtica dhe Qafë Thana përballojnë rritjen e lëvizjeve
Me fillimin e muajit gusht ka nisur të rritet edhe fluksi i udhëtarëve në hyrje dhe dalje në pikat kufitare të qarkut të Korçës. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, autoritetet kufitare po alternojnë sportelet në varësi të fluksit, për t’u shërbyer sa më mirë qytetarëve si në hyrje, ashtu edhe në dalje. Gjatë 24 orëve të fundit, në Kapshticë janë regjistruar 5.252 hyrje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, ndërsa 4.658 persona kanë dalë nga Shqipëria drejt Greqisë. Sipas autoriteteve kufitare, fluksi aktual mbetet i përballueshëm dhe po menaxhohet pa probleme nga pala shqiptare dhe ajo greke. Megjithatë, në ditët në vijim pritet një rritje edhe më e madhe e lëvizjeve. Fluksi i lartë lidhet kryesisht me emigrantët që kthehen nga vendet ku...
Burimi:
javanews.al