U kthyet nga pushimet? Hapni rubinetat për të shmangur një bakter të rrezikshëm
Nëse keni qenë larg për një periudhë më të gjatë, kur të ktheheni lërini rubinetat të rrjedhin për pak kohë për të parandaluar sëmundjen e Legjionarëve, një sëmundje potencialisht vdekjeprurëse. Bakteret Legionella mund të shkaktojnë te njerëzit simptoma të ngjashme me gripin, deri në pneumoni të rëndë. Këto baktere transmetohen shpesh përmes ujit të spërkatur në formë aerosoli, për shembull gjatë dushit, në vaskat me hidromasazh, përmes lagështuesve të ajrit ose nga rubinetat. Bakteret Legionella shumohen në temperatura midis 25 dhe 45 gradë Celsius. Personat me sistem imunitar të dobësuar ose me sëmundje të caktuara kronike, si diabeti, si edhe ata me sëmundje të zemrës dhe mushkërive, janë veçanërisht të rrezikuar nga Legionella. Një shpërthim i fundit i kësaj sëmundjeje në qytetin zviceran të Bazelit...
Burimi:
syri.net