Mungesa e likuiditetit alarmon bankat ruse, ekonomia e luftës vë nën presion financat e Moskës
Bankat ruse po përballen me mungesë likuiditeti, duke e bërë më të vështirë blerjen e obligacioneve shtetërore që përdoren për financimin e borxhit publik, i cili është rritur ndjeshëm për shkak të shpenzimeve të luftës në Ukrainë. Alarmi është dhënë nga Sberbank, banka më e madhe në Rusi dhe një nga institucionet financiare më të mëdha në Europë. Sipas agjencisë së vlerësimit ACRA, Sberbank kontrollon rreth një të tretën e aseteve të sistemit bankar rus dhe është kanali kryesor përmes të cilit qytetarët dhe bizneset marrin kredi. Zv/presidenti i bankës, Taras Skvortsov, deklaroi se tërheqjet e parave cash nga sistemi bankar kanë arritur rreth 2 trilionë rubla, ose afërsisht 25 miliardë dollarë, që prej fillimit të vitit. Sipas tij, kjo ka krijuar një presion të...
Burimi:
javanews.al